Këngëtarja shqiptare Enca, e njohur për stilin e saj të guximshëm, prej dy vitesh po shijonte romancën me masazhatorin afrikan, Mickey Neblett.
Dyshja i ka mbajtur gjithmonë ndjekësit të përditësuar mbi raportin e tyre teksa postimet provokuese dhe intime kanë qenë të shpeshta në Instagram.
Por sot në faqen zyrtare të këngëtares nuk gjendet më asnjë gjurmë e partnerit të saj.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në profilin e Mickey Neblett.
Dyshja nuk ndiqen më as në rrjete sociale.
Asnjëri prej tyre s’ka reaguar në lidhje me këto spekulime ndërsa ende nuk dihet se kush ishte shkaku që çoi në fundin e romancës dy vjeçare./Radar.al


