Trupi i të moshuarit Rasim Prodani, i cili ishte shpallur i humbur që prej datës 22 janar 2025, u gjet i pajetë brenda një kanali në Dushk të Lushnjës, buzë rrugës nacionale Lushnje-Rrogozhinë.
Familjaret kishin bere më herët denoncim ne polici, për 89-vjeçarin.
Prej 10 ditësh, policia e Lushnjës ka kryer kontrolle dhe sot rreth orës 9:15 është gjetur nga shërbimet policore trupi i pajetë./Radar.al


