Aktorja Egla Ceno ka komentuar mbi raportin e shumëpërfolur mbi Heidin dhe Romeon, që duket si i kanë dhënë fund historisë së tyre. Kjo pasi Heidi u largua nga emisioni në Top Channel si dhe nga Shqipëria, me argumentin “dua të gjej veten”.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.
“U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy.
Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.
“Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.
“As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno.



