TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë nisur procedimin penal ndaj pronarit të një qendre masazhi në Tiranë që shërbente si fole prostitucioni. Rasti është zbuluar nga emisioni Tak-Fak në Neës24, si edhe për dy punonjëse seksi.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Sh., 35 vjeç, dhe E. C., 37 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja M. K., 28 vjeçe, pasi bazuar në pamje filmike të transmetuara në emisionin “Tak-Fak”, në një qendër për masazhe, në pronësi të 35-vjeçarit, ushtronin prostitucion 2 shtetaset. Punohet për kapjen e 28-vjeçares, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.”- njoftoi policia./Radar.al
“Djali kishte bërë shaka”/ Pla*osja e 15-vjeçarit në Maliq, gjyshi: Të dyja familjet po negociojmë


