TIRANË– Ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” është trajtuar tema e ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Maliq ku një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.
Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në studio, gjyshi i të miturit ka thënë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
Ai ka deklaruar se aktualisht gjendja e nipit është e mirë dhe ndodhet drejt përmirësimit. Gjyshi i 15-vjeçarit tregoi se ditën e ngjarjes nipi kishte shkuar në shkollë dhe kur ishte kthyer kishte bërë një shaka dhe kishte buzëqeshur kundrejt autorit.
Ndër të tjera ai tha se autori i ngjarjes kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë thikën duke shkuar tek vendi ku ndodhej 15-vjeçari duke e goditur me thikë.
“Gjendja aktuale e nipit është e mirë. Ditën e ngjarjes si zakonishtë djali kishte shkuar në shkollë dhe pasi kishte dalë do të dilte si zakonisht për xhiro. Kur kishte kaluar rrugën djali kishte qeshur dhe kishte bërë një shaka, por djali tjetër kishte qënë i ngarkuar moralisht dhe aty nuk i kishte thënë gjë nipit. Pastaj ai kishte shkuar në shtëpi dhe kishte marrë thikën dhe kishte dalë përsëri duke shkuar tek nipi ndërkoh që ai po qëndronte me shokun e tij duke i thënë që të përsëriste atë shakanë që kishte thënë disa minuta më pare. Nipi nuk e kishte paramenduar se do të goditej nga autori dhe shoku që ishte me të e ka ndihmuar duke e sjellur në shtëpi. Pasi ka mbërritur, familja e ka dërguar në spitalin e Korçës.Familja e autorit nuk ka kërkuar falje në momentin e incidentit, por pasi ka zbuluar se djali ishte jashtë rrezikut për jetën.Të dyja familjet po negociojnë që ky debat midis tyre të mbyllet dhe ata të jenë përsëri shokë pa patur paragjykime.”– përfundoi gjyshi i të miturit./Radar.al
E FUNDIT/ Plas th*ka mes të miturve. 15-vjeçari përfundon në spital
Qëlloi me th*kë buke moshatarin. Nisin hetimet për 14-vjeçarin në Maliq


