Raporti mes Eglit dhe Gjestit brenda “BBVA4” sërish vijon të jetë në qendër të vëmendjes, ndonëse banorja nuk është më pjesë e këtij spektakli.
Në një intervistë për “E diell” Xheneta komentoi situatën kur Gjesti shprehu pakënaqësinë e tij për nishanin që ndodhet në trupin e Eglit.
Xheneta u shpreh se ai është mosmirënjohës ndaj një vajze që sillet mirë me të.
“Të më thoshte mua nëse po e pengonin qimet, ja kisha hequr flokët. Ka dy javë që marr mesazhe të tilla. Vazhdoj të mendoj njësoj që ai është mosmirënjohës kur një femër sillet mirë me të”, u shpreh Xheneta.


