Gjermania paralajmëron ashpërsim të politikave të sigurisë dhe të azilit pas sulmit terrorist ku tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një festivali për shënimin e 650-vjetorit të qytetit Solingen.
Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, pas të cilit Berlini u kritikua për politikat e saj të emigrimit.
Ndryshimet përfshijnë rregullore më të rrepta për armët. Ndër to edhe rregullore më të ashpra për bartje të armës, ndalimin e përgjithshëm të thikave me teh të gjatë dhe ndalim i rreptë i bartjes së thikave në ngjarje si, festivale popullore, ngjarje sportive dhe panaire të tregtisë.
Rregullorja e re parasheh gjithashtu që agjencitë e reja federale të kryejnë kontrolle të së kaluarës për ata që duan të zotërojnë armë, në mënyrë që ekstremistëve të mos u lejohet bartja e armëve.
Berlini do t’i ashpërsojë edhe ligjet dhe procedurat për azil dhe banim, përfshirë duke e ulur pragun për “dëbimin të rreptë” për ata të cilët kryejnë krim me armë apo me mjet të rrezikshëm.


