Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: SPD për një shtet social me më efikasitet

    February 9, 2026

    Partia socialdemokrate (SPD) synon të gjejë zgjidhje për krizën aktuale pa hequr dorë nga parimet bazë të shtetit social. Kjo u theksua në mbledhjen e socialdemokratëve në fundjavë në Berlin.

    Si mund të bëhet shteti social më efekas pa cënuar të drejtat e punëtorëve? Bashkëkryetari i SPD-së dhe njëkohësisht zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë, Lars Klingbeil, përqendrohet në modele të reja financimi duke tërhequr vëmendjen kundër shkurtimeve sociale.

    Kreu i SPD-së, Lars Klingbeil, nuk u jep shumë rëndësi thirrjeve nga Unioni Kristiandemokrat/Kristiansocial për të stimuluar ekonominë në vështirësi duke shtuar orët e punës dhe me shkurtime sociale. “Duke bërë gjithmonë sikur çmontimi i shtetit social dhe çmontimi i të drejtave të punëtorëve do të na forocojë ekonomikisht – unë nuk pajtohem fare me këtë, dhe kjo është qasje e gabuar,” tha ai në programin “Bericht aus Berlin” të ARD-së.

    Reformat sociale janë subjekt i një debati të ndezur për muaj me radhë në sfondin e dobësimit të ekonomisë dhe shpenzimeve të larta qeveritare. Në verë, Kancelari Friedrich Merz (CDU) deklaroi: “Shteti social siç e njohim sot nuk është më i qëndrueshëm financiarisht duke pasur parasysh performancën tonë ekonomike.”

    Klingbeil tani e quajti “krejtësisht të gabuar” t’u thuash njerëzve që punojnë në këtë vend, se duhet të bëjnë më shumë përpjekje.

    Klingbeil mbështeti propozimet e partisë së tij për të financuar shëndetësinë dhe kujdesin jo vetëm nga pagat dhe rrogat, siç ka qenë deri tani, por edhe nga fitimet prej kapitalit ose nga të ardhurat prej qirave. Qëllimi është ulja e kontributeve. “Kjo është një ofertë për diskutim që kemi. Ne mendojmë se është e drejtë ta bëjmë këtë,” tha ai.

    Shtet i mirëqenies sociale me efikasitet të lartë

    Bashkëdrejtuesja e partisë SPD, Bärbel Bas, kritikoi në një fjalim parimor në mbledhjen e mbajtur në selinë Willy Brandt të SPD-së, se shteti social dhe mirëqenia po damkosen si frenë për rritjen ekonomike. Konkretisht, Bas kritikoi idetë politike për të hequr qoftë mundësinë e marrjes së raportit mjekësor me telefon, të drejtën e punës me kohë të pjesshme dhe rimbursimin e kostove për trajtimet dentare. “Të gjitha këto janë goditje shkatërrimtare për të drejtat e punëtorëve.” Bas nuk përmendi partnerin kristiandemokrat të koalicionit qeverisës, nga radhët e të cilit vijnë të tilla propozime.

    Klingbeil tha, se koalicioni qeverisës ka rënë dakord me Unionin Konservator për të ristrukturuar gjithashtu sistemet e sigurimeve shoqërore. “Por atë që ne në SPD nuk do të lejojmë është që kjo të bëhet në kurriz të punonjësve dhe të punëtorëve në këtë vend.” Qëllimi është ta bëjmë shtetin e mirëqenies më efekas dhe të sigurojmë që përfitimet t’u arrijnë saktësisht njerëzve që kanë nevojë më shumë nevojë për to.

    Socialdemokratët synuan të gjejnë në mbledhjen vjetore të partisë në Berlin këtë fundjavë zgjidhje për problemet aktuale që po kalon vendi duke mos u shkëputur nga parimet themelore të partisë me traditë në Gjermani. Në këtë kontekst u theksua edhe suksesi e reformës radikale në sistemin social të emërtuar si “Agenda 2010” të ndërmarrë nga qeveria socialdemokrate e Gerhard Schröderit. Kjo reformë pati efekte positive, pavarësisht që i kushtoi SPD-së humbjen e pushtetit. Duke theksuar, se SPD është një parti që del më e fortë nga krizat, synimi i socialdemokratëve është të forcojnë sërish pozitën në elektorat duke i trajtuar konform parimeve çështjet e mprehta të kohës. Vitet e fundit SPD ka pasur rënie. Sipas sondazheve të fundit për SPD do të votonin rreth 16 përqind e elektoratit./DW

    gjermani SPD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    July 26, 2026

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    July 26, 2026

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    July 26, 2026

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.