MALIQ– Një shtetas 60-vjeçar është gjetur sot i pajetë në fshatin Zëmblak të Maliqit. Bazuar në informacionet paraprake nga policia, mësohet se i ndjeri mund të ketë tre ditë që ka ndërruar jetë në banesë.
Ai jetonte i vetëm ndërsa dyshohet se konsumonte edhe alkool. Nga këqyrja parapake nuk ka shenja dhune.
Trupi do dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme, duke mos përjashtuar asnjë pistë hetimi deri në daljen e rezultateve të analizave./Radar.al


