Një lajm i trishtë ka shkaktuar një dhimbje të madhe për gazetaren e njohur shqiptare, Dorjana Bezat.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, Dorjana ka bërë publike ndarjen nga jeta të parakohshme të bashkëshortit të saj.
“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme nga jeta të të shtrenjtit tonë, Anis Fama”, shkruan gazetarja.
Gjatë postimi gazetarja njofton se bashkëutdhëtari i saj nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.
“Unë dhe Adeo do ta kemi përjetësisht në zemër, dhe ai do të jetojë në kujtimet tona si bashkëudhëtari im i 15 viteve dhe si një baba që fali dashuri të pakufijshme”, vijon më tej Dorjana Bezat.
Gjithashtu mësohet se Anis Fama do të prehet në qytetin e tij të lindjes, në Korçë, siç ai e kishte lënë amanet.
Lamtumira e fundit do t’i jepet te shtëpia funerale “Imperial” dhe varrimi do të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.



