Ditën e sotme, teksa Këshilli drejtues i Radio Televizionit vijoi me procesin për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH duke kaluar për në raundin tjetër kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo u mësua se u përjashtuan tetë kandidatë të tjerë.
Për këtë situatë ka ardhur reagimi nga deputetja Ina Zhupa e cila thekson se se gara për drejtorin e RTSH është një çmenduri pasi po përjashtohen kandidatët që përmbushin kriteret dhe se po shpiken rregulla që nuk ekzistojnë.
Reagimi i Ina Zhupës:
Cmenduria e Këshillit Drejtues së RTSH, skualifikon nga gara kandidatët që plotësojnë kriteret!
Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidat që plotësojnë çdo kritere ligjore duke shkelur ligjin.
Nuk ekziston në ligj votim për tu futur apo jo në votim!!! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore!
Ku e kanë gjetur në ligj metodën e skualifikimit kur plotëson kriteret ligjore? Skualifikimi eshte kur nuk plotëson kriteret, ndryshe je në garë.
Me vendim antiligjor skualifikohen:
Laureta Roshi
Kliton Rama
Floriana Paskali
Eni Vasili
Harilla Koçi
Enrik Mehmeti
Flamur Buçpapaj
Ermal Hoxha
Të 8 duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo- Shpuza që kaluan “votimin”.
Cdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votoj një kandidat kë preferon sipas platformës dhe aftësive por ska asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore.
Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore.
Fjala bie, si mund të skualifikosh nga gara Eni Vasilin? Cfarë kriteri ligjor nuk plotëson?
Marr Enin se është figurë më e njohur publike por secili nga 8 të skualifikuarit vlen e njëjta llogjikë.
Kriteret o i përmbush dhe garon ose jo, sjanë me mendje, janë me ligj, nuk bëhen me votim por me procedurë verifikimi.
Nëse rryma brenda Këshillit kanë frikë nga vota e fshehtë gjatë garës dhe nxjerrin metoda skualifikuese extraligjore ky është problem serioz për garën dhe ligjshmërinë e RTSH!


