Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Horoskopi

    “Gaforreve mos u dilni para!”, Meri Shehu parashikon javë me “dallgë”

    September 16, 2024

    Dimensione të reja, ca zhgënjime, lajme suprizuese, por në mes të javës ka shpresë për t’u rikuperuar.  Astrologia e njohur Meri Shehu parashikoi një javë “me dallgë” për të gjitha shenjat e zodiakut. Në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo zbuloi 2 shenjat më të favorizuara prej Hënës së Plotë.

    Dashi, 1 yll

    Një shenjë kardinale që e ka në shtëpinë e 12-të Hënën e Plotë. Kjo do të thotë që do bëhen ca zbulime që shpirtërisht Dashët nuk i bëjnë të ndihen mirë. Me punën do jenë pak të revoltuar, të ngatërruar, mund të kenë probleme me shëndetin… Ta shikojnë mirë këtë Hënën e Plotë, vërtet do zbulojnë shpirtërisht shumë gjëra, por do ndihen pak të bllokuar. Bashkëpunime do ketë, shanse martesash…

    Demi, 3 yje

    Do ketë një zbulim të bukur, një lajm i mirë pas disa humbjesh të vështira, pas disa problemeve me shoqërinë, martesën apo familjen. Ka një lloj pasigurie, mund të kenë probleme ekonomike. Kanë qenë pak të mërzitur e stresuar, kështu që ka një kthesë pozitive në mes të javës.

    Binjakët, 2 yje

    Binjakët e lindur në 10 ditëshin e tretë janë ata që më rrezikojnë më shumë në këtë javë. Nëse e kalojnë këtë periudhë, mesi i javës mund t’u japë një energji pozitive. Mund të ketë lajme të mira për një biznes familjar ose mbledhje familjare. Një stabilitet në lidhje me gjërat e tyre bazike. Kujdes me karrierën, eprorët dhe ligjin në fillim të javës.

    Gaforrja, 4 yje

    Marsi është në shenjën e tyre, s’përmbahen fare. Po të doli Gaforre përpara tani, nuk të hap rrugë sepse është me mendimin se që është absolute, e fuqishme. Do udhëtojnë, do kenë kontakte të mira me njerëzit, me ligjin, ekonominë, studimet. Gjithsesi kanë ata “thembrën e Akilit”, nëse dikush e gjen, mund të përmbysen shumë të dhëna. Prandaj kujdes!

    Luani, 2 yje

    I kemi persekutuar këtë periudhë, por kemi një lajm të mirë ekonomik më në fund. Shumë pozitiv në mes të javës, do e rigjejnë veten. Hëna e Plotë në Peshk është pozicion delikat për ta, për sigurinë  e tyre, qoftë materiale apo shpirtërore…

    Virgjeresha, 1 yll

    Nuk do doja të ishte kështu, sepse mesi i javës në fakt është i mirë. Hëna e Plotë përballë shenjës së tyre, mund të vështirësoje kontekstin e bashkëpunimeve me të tjerët. Yllin e keni se jeni yje!

    Peshorja, 3 yje

    Afërditën e kanë në shenjën e tyre, për momentin janë shumë të lumtura. Në karrierë vazhdojnë të stimulohen bukur, kanë debate në familje, por mund të dalin nga një kurth ose pengesë që ka të bëjë me punën apo çështje personale. Mund të kenë një lajm të mirë ekonomik, por që do ta marrin me këste.

    Akrepi, 5 yje

    Kanë dashurinë! Stabilizohen në një marrëdhënie ata që duan dhe ata që kanë pasur probleme me fëmijët, shtrojnë një rrugë në këtë periudhë…

    Shigjetari, 4 yje

    Kanë probleme familjare, të çuditshme. Do u duhet të marrin vendime të rëndësishme të cilat i kushtëzojnë dhe nuk i lënë të jenë optimistë. Megjithatë, mesi i javës është i mirë për të gjithë.

    Bricjapi, 2 yje

    Njeh ndonjë Bricjap që t’i japim optimizëm?! Janë kockë e fortë këta, se ne nga këta e pësojmë në Shqipëri. Të fortë…E kapërcen gjithmonë vështirësinë. Duhet të besojnë, të kenë pak fantazi, të dalin nga sfera e reales. Kështu do realizojnë hovin shpirtëror.

    Ujori, 3 yje

    Janë deri diku mirë, Urani bën një lidhje shpirtërore shumë të bukur me Diellin. Kështu do stabilizohet një lidhje personale, në ekonomi, punë. Ndonjë fejesë a martesë nuk eliminohet. Ose ndonjë takim i papritur me fatin e jetës!

    Peshqit, 5 yje

    Kanë eklipsin hënor në shenjën e tyre, romantizëm, fantazi, gjëra të bukura…Lajmet karmike nuk përbëjnë rrezik për ta sepse gjithë energjia shkon që ata të rikuperojnë humbjet me ngjyrat e tyre. Një udhëtim i largët ose realizim projekti mund të jetë kthesa pozitive.

    /tvklan.al

    horoskop java e trete e shtatorit meri shehu shenjat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.