Gjatë Prime-t të djeshëm nuk kishte si të mos komentoheshin deklaratat e G Banit ndaj Danjës.
Kujtojmë se banori së fundmi nëpër shtëpi shprehu pëlqimin e tij ndaj konkurrentes. E për rrjedhojë ky detaj u rikthye në vëmendjen e publikut dhe ditën e djeshme gjatë Prime-t.
Teksa në ekran shfaqeshin momentet kur G Bani tregon se sa herë e shikon Danjën dridhet, artisti zgjodhi të jepte shpjegime të tjera në lidhje me këtë situatë.
“Ledion meqe mbaroj videoja “unë sa herë e shikoj e kshu…”. Unë sa herë e shikoj kuptoj se sa i shëmtuar jam fizikisht dhe sa herë e dëgjoj kuptoj sa i shëmtuar jam shpirtërisht. Sigurisht që e di që Danja ka lidhje. Është mëse e qartë se nuk ka asnjë gjë nga ana e saj por…” u shpreh G Bani.
Në lidhje me këtë situatë, Danja vërehet e pakënaqur pasi në një moment teksa G Bani po sqaronte deklaratat e tij të bujshme ajo dëgjohet teksa i kthehet: Po ia fut kot./ Radar.al


