Teksa ndodhet në shpellën e “BBVA4”, G Bani përgjatë një bisede me Rozanën dëgjohet kur përmend emrin e Luiz Ejllit.
Ai zbulon faktin se “BBVA2” e ka ndjekur vetëm prej artistit në fjalë i cili rrëmbeu dhe fitoren e atij edicioni.
Më tej Bani shton: Dilja në Londër për punë të miat dhe hapja telefonin. Kudo m’dilte ai.
Por papritmas është vënë re teksa produksioni i tërheq vëmendjen dhe i thotë: G Ban kujdes mikrofonin.
Pavarësisht kësaj ai nuk është ndalur të flasë për fituesin e edicionit të dytë të këtij formati, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve.


