Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Izraeli arreston një qytetar, e akuzon se po planifikonte të vriste Netanyahun

    September 19, 2024
    Izraeli arreston një qytetar, e akuzon se po planifikonte të vriste Netanyahun

    IZRAEL – Policia në Izrael ka arrestuar një qytetar izraelit, që pretendon se ishte rekrutuar nga Irani për të vrarë zyrtarë të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, thanë autoritetet më 19 shtator.

    “Një qytetar izraelite ishte rekrutuar nga inteligjencës iraniane për të vrarë figura izraelite. Ai ishte futur dy herë fshehurazi në Iran dhe kishte pranuar pagesa për të kryer misione”, tha policia dhe Shin Bet.

    Në mesin e personave të shënjestruar, sipas njoftimit, ishin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shefi i shërbimit të sigurisë Shin Bet, Ronen Bar, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

    Sipas një dokumenti të gjykatës, që e ka siguruar AFP-ja, personi i arrestuar u identifikua si Mordechai Maman nga Ashkeloni, i lindur më 1952. Në këtë dokument thuhet se ai është arrestuar që nga 29 gushti.

    Në deklaratën e përbashkët të institucioneve të sigurisë u tha se i arrestuari ishte “një biznesmen që ka jetuar në Turqi për një kohë të gjatë” dhe mbante kontakte me turqit dhe iranianët të cilët e njoftuan atë përmes telefonit me një biznesmen iranian të quajtur Eddie.

    Izraeli pretendoi se ka kishte vizituar Iranin në maj të këtij viti, ishte takuar me Eddiem, por Eddie “kishte pasur vështirësi” që të largohej nga Irani.

    Po ashtu u tha se i arrestuari ishte takuar me dikë që quhej Hajjah, që e kishte prezantuar me një operativ të sigurisë iraniane.

    Izraeli tha gjatë këtij udhëtimi të arrestuarit i ishte kërkuar që të kryente misione të sigurisë në Izrael, përfshirë transferimin “e parave apo armëve”, të fotografonte vende publike të frekuentuara dhe që të kërcënonte izraelitë të tjerë, në mënyrë që të rekrutoheshin nga Teherani.

    Autoritetet izraelite pretenduan se ai kishte shkuar në mënyrë të paligjshme në Iran në gusht dhe derisa ishte atje, “ai u takua me agjentë të tjerë të inteligjencës iraniane dhe iu kërkua që të kryente aktivitete terroriste për Iranin në tokën izraelite, përfshirë vrasje”.

    Disa nga personat, që ishte propozuar të vriteshin, sipas Izraelit, synohej të shënjestroheshin në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, u tha në njoftim. Haniyeh ishte vrarë në Teheran gjatë korrikut./REL

    Izrael Netanyahun
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.