Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duket se nuk është më ‘i preferuari’ i Sali Berishës.
Kryetari i PD, Berisha teksa zhvilloi takim me Drejtuesit e Qarqeve në selinë blu këtë të enjte, u pa ta spostojë kreun e grupit nga fundi i sallës.
Nëse më parë Bardhi si kryetar grupi është ulur në krye, sot, ai është ulur në karrigen e tretë nga fundi.
Mesa duket pas rikthimit, Berisha ka marrë ‘masën’ e parë pasi vështirë se ia fal Gazment Bardhin betejën e egër dy vjeçare që patën bashkë.
E sidomos deklaratat e forta të tij, veçanërisht në drejtim të të birit, Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë në fotot më poshtë shihet se Bardhi ka qenë në tavolinën kryesore krah Berishës dhe Nokës, në mbledhjen e parë që kreu i PD bëri në selinë blu pas lirimit nga masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi.



