Sara Gjordeni, ish-missi shqiptar njëkohësisht dhe partnerja e këngëtarit të shumënjohur, Bardhi Idrizit së fundmi ka publikuar foton e ëmbël që tërhoqi vëmendjen e fansave.
Nëpërmjet një “Instastory” Sara publikon bisedën me vjehrrën e saj ku shfaqet fotoja e disa qebeve, siç e quan dhe mami i Bardhit, të cilat po i bën gati për të voglën që do vijë në jetë së shpejti.
Në foto dallohet biseda mes tyre:
Vjehrra: U kry qebja e gzoft, me të mira u mbuloft. Po i bëj dorëza çikës teme.
Kjo ka qenë dhe biseda e publikuar nga Sara, përbri të cilës shkroi: Nani Selvush, vjehrra që i uroj çdo vajze.
Ju kujtojmë se Sara dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër të një goce të ëmbël./ Radar.al

LEXO EDHE:
Bardhi bën gjestin romantik në mesnatë, Sara Gjordeni poston foton me trëndafila të kuq


