As ditëlindja e vajzës së tyre Geraldinës nuk arriti të bashkojë Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia, të cilët i dhanë fund martesës këtë vit. Vajza e tyre festoi 5-vjetorin, por pa praninë e të dy prindërve në të njëjtin vend.
Ish-çifti mbretëror vendosi ta uronte të voglën në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga dita e veçantë. Elia Zaharia publikoi foto nga festa, ku duket se janë të pranishëm vetëm familjarët e saj. Ajo shkroi:
“Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5 vjetorin. Uroj që zemra e saj e bukur të ndriçojë gjithmonë si një diell mirësie! Fëmijët janë prova e parajsës në tokë.”







Edhe Princ Leka ndau foto me Geraldinën, duke i dedikuar fjalë të ngrohta dhe mbushur me emocione:
“E mira ime Geraldinë. Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë. Uroj që jeta të të përqafojë gjithmonë me dritë, me paqe dhe me njerëz që të duan siç të dua unë. Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël! Me gjithë dashurinë time, Babi yt.”
Urimet e ndara dhe fotot e publikuara tregojnë se edhe pse nuk janë bashkë fizikisht, prindërit vazhdojnë të shprehin dashurinë dhe përkushtimin ndaj vajzës së tyre në mënyra të veçanta dhe të ndara.







