TIRANË– Nuk ka zgjatur shumë kohë, por vetëm disa orë pas largimit të Flutura Açkës nga drejtimi i Komisionit të Edukimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar deputeten Ina Zhupa si zëvendësuese të saj.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar edhe shkresën drejtuar Kuvendit.
Në bazë të asaj që thuhet në shkresë duket se vendimi për ta larguar Flutura Açkën është marrë që në datën 22 korrik, ku Gazment Bardhi ka propozuar edhe Ina Zhupën për kryetare të këtij Komisioni.



