Radar.al ka zbardhur vendimin e gjyqtares së GJKKO Flojera Davidhi e cila i dha lirinë kreut të PD Sali Berisha këtë të mërkurë, 27 nëntor 2024, duke revokuar masën e sigurimit personal ‘Arrest shtëpie’.
GJKKO bën me dije se vendimi për revokimin e masës shtrënguese të sigurimit personal është marrë në bazë të neneve 228, 229, 237 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, shkruan Radar.al.

Neni 228
Kushtet për caktimin e masave të sigurimit personal
1. Askush nuk mund t’u nënshtrohet masave të sigurimit personal
në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i
bazuar në prova.
2. Asnjë masë nuk mund të zbatohet kur ka shkaqe
padënueshmërie të shuarjes së veprës penale ose dënimit.
Neni 229
Kriteret për caktimin e masave të sigurimit personal
1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh
përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit
që duhen marrë në rastin konkret.
2. Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe
me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen
parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe
rënduese të parashikuara nga Kodi Penal.
Neni 237
Arresti në shtëpi
1. Me vendimin e arrestit në shtëpi, gjykata urdhëron të
pandehurin të mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar
ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.
2. Kur cakton këtë masë, gjykata përcakton edhe mënyrën e
ekzekutimit dhe të mbikëqyrjes së saj.
3. Prokurori dhe policia gjyqësore kontrollojnë respektimin e
urdhrave që i janë dhënë të pandehurit.
4. Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara
për paraburgimin.
5. Koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e
dënimit.
Neni 260
Revokimi, zëvendësimi dhe bashkimi i masave të sigurimit
1. Masat shtrënguese dhe ndaluese revokohen menjëherë kur
del se mungojnë kushtet dhe kriteret e zbatimit të tyre.
2. Kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i
përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet,
gjykata e zëvendëson masën me një tjetër më të lehtë.
Radar.al


