TIRANË-Ditën e sotme avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka bërë të ditur sot para godinës së SPAK duke folur për mediat, që kreut të PD-së i është hequr masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi. Ai thotë se nuk mund të ketë më masë tjetër sigurie ndaj Berishës.
Berisha ka qenë në arrest shtëpie prej shumë muajsh lidhur me çështjen “Partizani” ku është i përfshirë edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë.
“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është është u lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij. Nuk mund t’ju relatoj dosjen. Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë. Prokuroria kërkoi arrestin në shtëpi, por lirimi ishte kërkesa jonë. Kërkesa është bërë këtu pas vendimit të GJK.”-tha Gjokutaj.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prej datës 30 Dhjetor të vitit 2023 ndodhet në arrest shtëpie, pasi akuzohej për korrupsion pasiv lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Pas katër vitesh hetime për aferën Partizani, GJKKO ka në dorë dosjen me 5 të pandehur dhe do të vendosë nëse do ta kalojë për gjykim apo jo.
Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi./Radar.al


