Kush do të jetë nikoqir i Kampionatit?
Bashkëpritësit e EuroBasket 2025 janë Qiproja, Polonia, Finlanda dhe Letonia. Qiproja do të jetë nikoqire për herë të parë. Numri në rritje i evropianëve që luajnë në NBA-në amerikane – liga më e mirë në botë – po përdoret për të popullarizuar sportin në vendet evropiane. Ukraina supozohej të ishte një nga katër nikoqirët përpara Polonisë. Në janar 2022, kabineti i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski njoftoi se organizimi i turneut ishte një nga prioritetet e tij kryesore. Por vetëm një muaj më vonë Rusia sulmoi Ukrainën dhe filloi lufta.
Të katër vendet janë nikoqire të fazës së grupeve. Katër ekipet e para nga secili prej katër grupeve me nga gjashtë ekipe do të kalojë në “fazën eliminatore”. Kjo fazë do të luhet në Riga, Letoni. Turneu filloi më 27 gusht dhe zgjat deri në finalen që mbahet më 14 shtator.
Politika në kontekstin e basketbollit?
Pjesëmarrja e Izraelit në turne shihet edhe në një kontekst politik, duke pasur parasysh ofensivën ushtarake izraelite në Gaza. Vitin e kaluar, ekipi irlandez i basketbollit të femrave refuzoi të shtrëngonte duart me gratë nga ekipi Izraelit.
Vetë turneu zhvillohet prej 90 vjetësh, dhe është pjesë e zakonshme peizazhit të përgjithshëm të sportit. Ekziston gjithashtu një listë e gjatë surprizash të mëdha që kanë dalë nga garat, duke përfshirë fitoren e Italisë në kampionatin e fundit si dhe fitoren dhe titullin e Gjermanisë në vitin 1993.
Shifrat e shikueshmërisë për turneun e vitit 2022 sugjerojnë se popullariteti i garës po rritet në të gjithë kontinentin. Fitorja e Spanjës ndaj Francës tre vjet më parë u ndoq nga 3.75 milionë njerëz në Spanjë. Të gjitha ndeshjet vendimtare u transmetuan në kanale falas në katër vendet që ishin në gjysmëfinale. Rreth katër milionë njerëz ndoqën gjysmëfinalen midis Gjermanisë dhe Spanjës.
Këto shifra tregojnë se popullariteti i basketbollit po rritet edhe në Evropë. 24 ekipet në EuroBasket-in e këtij viti janë kualifikuar edhe për Kupën e Botës që do të mbahet më 2027, por kjo garë do të përcaktojë disa ekipe që do të garojnë në Lojërat Olimpike Verore 2028 në Los Angeles. Bëhet fjalë gjithashtu për përmirësimin e basketbollit evropian – në Qipro apo dhe në vende të tjera.
Yjet e NBA në Kampionatin Evropian