Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Fatmir Mediu njofton gjykatën: Jam në SHBA për kontrolle mjekësore. Mos vijoni pa mua

    January 28, 2025

    Gjykata e Posaçme njoftoi shtyrjen për më 12 Shkurt të seancës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

    Mos zhvillimi i seancës sot, erdhi për shkak të mungesës së ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.

    Njëkohësisht, përmes avokatit, Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

    Kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes po gjykohet për dosjen “Gërdeci”, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.

    Në seancën e fundit të zhvilluar në GJKKO u legjitimuan dy ekspertët, ndërsa avokatët e Mediut duhet të dorëzonin pyetjet e tyre lidhur me këtë akt-ekspertimi që ka në thelb kalibrat e armëve që demontoheshin në Gërdec.

    Për Mediun, shqyrtimi i kësaj prove është absurd sa kohë flitet për përgjegjësi ushtarake dhe jo civile dhe nuk kanë lidhje me detyrën e një ministri.

    Ndërsa SPAK thotë se ai ka shpërdoruar detyrën me nxjerrjen e disa akteve nënligjore që kanë sjellë avantazhe për shoqëritë private që do kryenin demontimin.

    Akt-ekspertimi në atë kohë tregon se shtetit iu shkaktua një dëm prej 59 mln Lekësh, pasi nuk ishte përllogaritur transporti i municioneve. Nga shpërthimi në Gërdec më 15 Mars 2008 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë./Radar.al

    Fatmir Mediu semure SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    June 5, 2026

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.