TIRANË– Ish-banorja e BBV3, Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë festuar së fundmi përvjetorin e parë të martesës së tyre.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Sara ka ndarë një fotografi përkrah Bardhit, shoqëruar me një dedikim, ku shpreh dashurinë dhe vlerësimin për partnerin.
“Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë. Faleminderit që më mbron, më drejton, më qetëson, më mëson dhe më mban gjallë me ambicie e forcë.”-shkruan ajo./Radar.al



