Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

    May 13, 2025
    Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

    TURQI– Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit militant, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), ishte një hap i rëndësishëm “për ruajtjen e paqes dhe vëllazërisë”, dhe se Ankaraja do ta ndjekë nga afër këtë proces për të shmangur çdo problem.

    PKK-ja, që ka qenë në konflikt me shtetin turk për më shumë se katër dekada, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund kryengritjes së armatosur. Vendimi i PKK-së pritet të ketë pasoja të gjera politike dhe të sigurisë për rajonin, përfshirë edhe për Sirinë fqinje, ku forcat kurde janë aleate të forcave amerikane.

    Duke folur pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, Erdogan tha se do të hapen dyert e një epoke të re, sapo PKK-ja të dorëzojë armët, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm drejt synimit të Ankarasë për një vend të lirë nga terrorizmi.

    Ai shtoi se Turqia e sheh këtë hap si një proces që përfshin edhe militantët kurdë në Irak, Siri dhe Evropë.

    PKK-ja, e cila është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e nisi kryengritjen e saj në vitin 1984 me synimin fillestar për krijimin e një shteti të pavarur kurd.

    Në vitet e fundit, kërkesat e saj janë zhvendosur drejt autonomisë më të madhe dhe të drejtave për kurdët brenda Turqisë.

    Më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit që nga viti 1984, kur PKK-ja nisi kryengritjen.

    Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur PKK-në organizatë terroriste.

    PKK-ja tha se procesi praktik i shpërbërjes dhe çarmatosjes do të menaxhohet dhe mbikëqyret nga Öcalan, i cili ndodhet në burgim në një ishull pranë Stambollit që nga viti 1999.

    Wladimir van Wilgenburg, analist politik i specializuar për çështjet kurde, i tha Radios Evropa e Lirë se komuniteti kurd në Turqi ishte “lodhur nga konflikti dhe po shpreson për paqe”.

    Megjithatë, ai shtoi se kurdët nuk janë të sigurt nëse mund t’i besojnë qeverisë turke, dhe pyesin nëse Ankaraja do të ndërmarrë hapa drejt pajtimit, si lirimi i politikanit kurd, Selahattin Demirtash, dhe njohja e të drejtave të kurdëve.

    “Pra, ata janë disi mosbesues dhe të pasigurt për atë që mund të ndodhë”, tha van Wilgenburg.

    Sipas deklaratës së kongresit, lufta e PKK-së “e ka sjellë çështjen kurde në pikën e zgjidhjes përmes politikës demokratike, duke përmbushur kështu misionin e saj historik”.

    Grupi nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkuptohet saktësisht me këtë, por van Wilgenburg tha se është e pamundur që komandantët e PKK-së të përfshihen në politikën turke, duke qenë se ekziston tashmë një parti pro-kurde aktive në Turqi – Partia Demokratike Popullore (HDP).

    “Më së shumti ka gjasa që ata nënkuptojnë se nga tani e tutje politika kurde do të zhvillohet përmes politikës ligjore dhe Parlamentit të Turqisë, jo përmes luftës guerile”, tha Wladimir van Wilgenburg./REL

    Rexhep Tajip Erdogan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në Moravë, gjendet i pajetë një person i zhdukur prej muajsh

    April 26, 2026

    Lëvizje diplomatike në kulmin e krizës, Irani çon mesazhin e negociatave te Putin

    April 26, 2026

    Marotta mbron Interin: Klub i pastër mes stuhisë së arbitrave në Itali

    April 26, 2026

    Trump: Biseda “të mira” me Putin dhe Zelensky, synojmë zgjidhjen e luftës në Ukrainë

    April 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.