Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Energji dhe eksporte: Kancelari Merz viziton vendet e Gjirit

    February 4, 2026

    Kancelari Merz do të vizitojë brenda 72 orësh tri shtete në rajonin e Gjirit Persik. Si edhe së fundmi në Indi ai do të kërkojë atje “partneritete të reja strategjike.” Sepse miqësia me SHBA po bëhet më e brishtë.

    Fakti që shtetet e rëndësishme të Gjirit Persik, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë kanë koniunkturë të lartë për qeverinë gjermane, mund të shihet lehtësisht në të gjitha aeroportet e kryeqyteteve të këtyre vendeve: Ndërkohë që në Arabinë Saudite ndodhej ministri i Mjedisit, socialdemokrati Carsten Schneider, ateroi avioni me ministren e Ekonomisë, kristiandemokraten Katherina Reiche, në bord, e cila vuri në dukje, përse ky intensitet: “Nëse partneritetet, tek të cilat ke pasur besim dekada të tëra, fillojnë të pësojnë krisje, duhet të kërkojmë partnerë të rinj.” Partnerë kërkohen në fushën e energjisë dhe për projektet e armatimit.

    Pikërisht këtë ka në fokus këtë javë – nga 4 deri më 6 shkurt – edhe kancelari Friedrich Merz, i cili udhëton fillimisht për në Arabinë Saudite për të vazhduar në Katar e në fundjavë në Emirate. Të gjitha këto brenda 72 orësh. Synimi është të intesifikohen kontaktet ekonomike dhe për marrëveshje të qendrueshme, në një kohë kur është gjithnjë e më pak është e qartë, se sa Europa dhe Gjermania mund të vazhdojnë të mbështeten tek partnerë deri tani të rëndësishëm si SHBA-ja.

    Së pari India, tani Gjiri Persik dhe më pas Kina

    Ndaj aktualisht në zyrën e kancelarit bëhet fjalë për “partneritete të reja strategjike”, të tilla si me Indinë, që vizitoi së fundi kancelari. Në fund të shkurtit kancelari sipas planifikimit do të vizitojë Kinën. E ndërkohë vijojnë takimet në Gjirin Persik këto ditë.

    Fjala magjike për marrëdhëniet gjermane me vendet e Gjirit është vazhdimisht energjia: Për shumë dekada vendet e Gjirit ishin shtetet furnizuese me naftë për Gjermaninë pa lëndë të para, qëkurse nisi lufta e Rusisë ndaj Ukrainës kjo temë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Kuota e lartë e gazit rus në BE është pakësuar masivisht, sot kuota e gazit të lëngshëm në furnizimet gjermane përbën gjithsej 10 përqind, më 2024 30 përqind vinin nga SHB-ja. Një kuotë, që sipas mendimit të qeverisë edhe mund edhe të ulet. Nëse p.sh. Arabia Saudite dhe Katari furnizojnë më shumë.

    Gaz i lëngshëm për Gjermaninë, armë për vendet e Gjirit

    Korrespondentja e DW-së Michaela Küfner, thotë lidhur me furnzimet me gaz se „aktualisht Uashingtoni është furnizuesi kryesor i gazit të lëngshëm në Europë. Nëse Europa nuk do që nga varësia e Rusisë të kalojë tek varësia ndaj SHBA-së, ajo ka nevojë për vendet klasike të eksportit të energjisë në Lindjen e Mesme. Kjo do të thotë edhe se eksportet e armatimeve në të ardhmen do të lëvrohen më me zemërgjerësi.” Por në fillim të vizitës qeveria nuk dëshironte të prononcohej konkretisht për projektet.

    Dihet se Arabia Saudite dhe Katari kanë shprehur interes për avionin ushtarak Airbus të tipit A400 M. Dhe shumë projekte energjie së fundi nuk janë realizuar, sepse Katari ishte i interesuar për marrëveshje afatgjata furnizimi, ndërkohë që Gjermania preferon kontrata afatshkurtëra. Nga qarqet qeveritare mësohet, se ka gatishmëri për t’u bërë lëshime shteteve të Gjirit.

    Kornelius: Eshtë i nevojshëm përmirësimi i të drejtave të njeriut

    Merz gjatë turit të vizitave në Gjirin Persik shoqërohet nga një delegacion i madh ekonomik, por në Berlin shumë gazetarë shtrojnë pyetje në konferencën e shtypit, nëse Merz do të flasë lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në tre shtetet e Gjirit. Zëdhënësi qeveritar Stefan Kornelius fundjavën e kaluar deklaroi, se: “Ne e kemi parë që Arabia Saudite ka ndërmarrë një kurs reformash me hapje kulturore dhe shoqërore. Kjo ka mundësuar edhe përmirësime sa u përket të drejtave të gruas. Megjithatë mbetet ende shumë për të bërë dhe janë të nevojshme përmirësime të mëtejshme, theksoi Kornelius.

    eksporte Gjiri Persik Kancelari Merz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

    June 17, 2026

    G7 planifikon sanksione të reja kundër Rusisë

    June 17, 2026

    Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

    June 17, 2026

    Gazetari i çjerr maskën Agron Shehajt (PAMJET)

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.