Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    EMRI/ Kultivonte kanab*s në mes të pyllit, e pëson 31 vjeçari nga Mirdita. Në kërkim kryeplaku dhe inspektori i pyjores

    August 4, 2024
    EMRI/ Kultivonte kanab*s në mes të pyllit, e pëson 31 vjeçari nga Mirdita. Në kërkim kryeplaku dhe inspektori i pyjores

    Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë, pasi dyshohet se kultivonte bimë narkotike në një hapësirë pyjore të fshatit Kujt, në Fan,Mirditë.

    Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e Vladimir Nikollit, mësohet se policia sekuestroi rreth 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu.

    Gjithashtu janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjores për shpërdorim detyre.

    Njoftimi i Policisë

    Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara edhe në inteligjencën policore.

    Në këtë kuadër, si rezultat i kontrolleve të shtuara, të mbështetura dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Lezhë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Fani”.

    Si rezultat i këtij operacioni u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

    – Vladimir Nikolli, 31 vjeç, banues në fshatin Kujt, Njësia Administrative Fan, Mirditë, i dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

    Ky shtetas dyshohet se në hapësirën e pyllit në afërsi të fshatit të tij, në një parcelë kishte kultivuar dhjetëra bimë të dyshuara cannabis sativa.

    Gjatë operacionit, ky shtetas u kap në flagrancë në parcelë duke u kujdesur për bimët narkotike në orët e mbrëmjes.

    Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 4 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa të cilën ky shtetas e kishte përftuar nga parcela që kishte kultivuar, një armë gjahu, simbole pamore dhe jelek antiplumb si ato të policisë.

    Në vijim të operacionit, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë

     

    kanabis Mirditë Vladimir Nikolli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    893 milionë paund kredi të papaguara! Britania në kërkim të 42 mijë ish-studentëve që u zhdukën pas diplomimit

    June 14, 2026

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    June 14, 2026

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.