Është bërë publike lista me 23 kandidatët që garojnë për postin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme të pavarura në vend.
Në listë përfshihen figura të njohura publike e politike, ndër to ish-kandidate për deputete si Adriana Kalaja dhe Jola Hysaj, si dhe Endrit Shabani, kryetari i lëvizjes “Nisma Thurje”.
Gjithashtu, pjesë e garës janë edhe avokatë me përvojë si Saimir Vishaj, si dhe drejtues organizatash të shoqërisë civile.
Lista e plotë e 23 kandidatëve:
1. Adriana Kalaja
2. Aranita Brahaj
3. Anton Kosteri
4. Anton Lleshaj
5. Besim Ndregjoni
6. Dardan Mustafaj
7. Endri Papajorgji
8. Endrit Shabani
9. Fatjona Male
10. Genta Tafa
11. Gerti Shella
12. Ismail Tafani
13. Jola Hysaj
14. Juliana Hoxha
15. Laureta Roshi
16. Lulzim Hamitaj
17. Myrteza Myftari
18. Saimir Vishaj
19. Shkëlqim Sulo
20. Suela Koçibellinj
21. Tartar Bazaj
22. Valentina Teodoresku
23. Skënder Haluci
Sipas procedurës ligjore, Kuvendi do të shqyrtojë dokumentacionin e kandidatëve dhe më pas Komisioni i Ligjeve do të përzgjedhë një listë të shkurtuar, nga e cila do të dalë emri i ri që do të zëvendësojë Avokatin aktual të Popullit.


