SHBA– Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, prej disa vitesh tashmë i zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm një ditë më parë ka arritur të marrë nënshtetësinë amerikane.
Këtë lajm ai e ka ndarëme ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nga ku ka treguar edhe dhuratat që ka marrë nga Parashqevia dhe gjithë miqtë e tjerë që ka afër vetes.
“Sot ishte një ditë e veçantë! Dita ime e parë si qytetar amerikan! Ky është vendi im i parë duke nisur nga sot! Unë jam besnik vetëm ndaj SHBA!”-shkruan ai.

Ndërsa më tej shkruan se të jetë shqiptar nuk ka mundur ta zgjedhë ndërsa amerikan ishte zgjedhja e tij.
Nga darka festive për këtë lajm të mirë, Eltoni publikon edhe një foto të Parashqevisë, ku shkruan krahas saj: Parashqevia dhurata ime për nënshtetësinë.




