Janë vrarë katër pengmarrësit që shkaktuan kaos në burgun e Volgogard, duke kryer sulm vdekjeprurës ndaj rojeve dhe morën peng disa pjesëtarë të stafit.
Shërbimi i Burgjeve të Rusisë (FSIN) konfirmoi se katër roje burgu humbën jetën të premten, pasi 4 të burgosur morën peng tetë roje dhe katër të burgosur të tjerë në burgun e sigurisë maksimale.
“Ata u shkaktuan plagë të ndryshme me thikë katër punonjësve të burgut, tre prej të cilëve vdiqën si pasojë. Katër të tjerët, të cilët rezistuan, u dërguan në spital, njëri prej tyre vdiq në spital”, tha FSIN, duke shtuar se katër të burgosur të tjerë u plagosën.
Kanalet në Telegram, të lidhur me shërbimin e burgjeve, publikuan një video që shfaq katër të burgosurit, të cilët e quajnë veten “luftëtarë të Shtetit Islamik”. Ata shihen me thika në duar duke qëndruar pranë tre trupave në uniformë të FSIN-it.
Në një video tjetër, një i burgosur thekson se rojet e burgut “i kanë shkelur të drejtat e myslimanëve”.
Kjo është hera e dytë që të burgosurit marrin pengje brenda një burgu rus këtë verë.


