AMP referoi në prokurorinë e Shkodrës 4 efektivë për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën e Dobraçit. AMP thotë se policët nuk kanë ndaluar personin me të zeza që dyshohet se ka qenë në automjetin ku udhëtonte Hamza Liçi dhe Arlind Bushati, të cilët u vranë dy javë më parë në Dobraç.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se personi ‘fantazmë’ që është kapur në kamera pranë trupit të pajetë të Hamza Licit dhe që besohet se ka qenë në automjet, ka lënë gjurmë.
Fatjon Softa: E para, gjurmët janë sepse duket nga pamjet filmike dhe e dyta, ka gjurmë të dukshme dhe të padukshme që i takon grupit hetimor për t’i marrë. Në momentin që ka prekur kufomën, gjurmë ka lënë. Ka qenë edhe në mjet. Po flasim për një person në vendin e ngjarjes, i plagosur, ngjitur me policin, nuk ka as doreza.


