Big Brother VIP Kosova 3 nis sonte, e premte (18 tetor) dhe disa detaje para fillimit të mega spektaklit ka dhënë regjisori i këtij reality shou, Valon Morina.
Ai zbuloi se janë dy skena, njëra jashtë e tjera brenda, mbi të cilat do të kalojnë 20 banorë që futen brenda shtëpisë. Morina tha se ka shumë risi këtë vit.
Deri më tani ajo që dihet zyrtarisht janë emrat e dy opinionistëve, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, si edhe dy prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Sa i përket banorëve pjesmarrës, sipas burimeve të mediave në Kosovë, sot shtëpisë pritet t’i bashkohet aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ish-konkurrentët e “Përputhen”, Bashkim Saiti & Mevlan Shaba, këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.
Megjithatë emrat mbeten ende një aludim dhe për të zbuluar se cili prej tyre do të hyjë duhet të presim nisjen e programit sot në mbrëmje./Radar.al


