Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    Rritja ekonomike, a po vjen shtrëngimi i rripit në Gjermani?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe: Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

    April 6, 2026

    Incidenti me aeroplanin luftarak amerikan F-15 në Iran është duke i rritur shqetësimet për rreziqet me të cilat përballen pajisjet amerikane kur operojnë në hapësira të mbrojtura rëndë, dhe nxjerrin në pah këtë realitet: që edhe aeroplanët më të suksesshëm në botë nuk janë imunë në ambiente të kontestuara.

    Për dekada, F-15 ka qenë simbol i superioritetit ajror amerikan. Nëpër konflikte të ndryshme, ky aeroplan i ka kryer mbi 100 vrasje në terrene ajër-ajër dhe nuk ka humbur kurrë në një dyluftim ajër-ajër.

    Ky rekord qëndron ende. Mirëpo zhvillimet e fundit, bashkë me disa humbje të nxitura nga mbrojtjet tokësore, janë duke shtuar kontekst të ri për historinë e gjatë të këtij lloj aeroplani në zona konflikti.

    Në mars, tre aeroplanë amerikanë F-15E ishte raportuar të jenë rrëzuar në një incident që përfshinte aeroplanë luftarakë të Kuvajtit – vend aleat i Shteteve të Bashkuara – në fazat e para të Operacionit Tërbimi Epik, që po vazhdon ende në Iran.

    Ky episod, që është ende duke u hetuar, nuk ka rezultuar me viktima, meqë të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit kanë arritur të largohen në mënyrë të sigurt.

    Megjithatë, ky ishte një incident i rrallë për forcën ajrore amerikane dhe pritet të analizohet prej afër.

    Përtej këtyre incidenteve, një numër i vogël i aeroplanëve F-15 kanë humbur në zona luftarake – kryesisht për shkak të sistemeve mbrojtëse tokësore, dhe jo për shkak të aeroplanëve të armiqve.

    Gjatë operacioneve në Irak në vitet ’90 dhe 2000, disa aeroplanë F-15 janë rrëzuar nga sistemet ajrore tokë-ajër, duke vënë në pah një cenueshmëri që vazhdon të jenë relevante edhe sot.

    Investimet në “teknologji të avancuar”

    “Shtetet e Bashkuara kanë investuar në teknologji të avancuar – sulme elektronike dhe komunikime hapësinore – që i ndihmojnë të jetë në avantazh me forcat tjera ajrore”, ka thënë gjenerali i pensionuar i Forcës Ajrore amerikane, Houston R. Cantwell, tani hulumtues i lartë në Institutin për Studime Hapësinore, Mitchell, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

    “Kjo, e kombinuar me planifikim të kujdesshëm dhe inteligjencë precize kundër armikut, i ka minimizuar humbjet e aeroplanit luftarak”, ka thënë ai.

    Ky investim e ka zvogëluar dukshëm rrezikun me kalimin e kohës. Aeroplani i fundit luftarak që është raportuar të jetë rrëzuar ka qenë ai i llojit A-10 në luftën e Irakut më 2003.

    Prej atëherë, avancimet në teknologji – sidomos në atë të radarëve – e kanë përmirësuar shkallën e mbijetesës.

    Megjithatë, Cantwell ka thënë se edhe këto përparësi kanë limite – sidomos kur aeroplanët janë mbi territorin e një shteti sikurse Irani.

    “Shtetet sikurse Irani kanë sisteme shumë të avancuara për mbrojtje ajrore”, ka thënë ai.

    “Ky sistem është degraduar në muajin e fundit, mirëpo kjo nuk nënkupton se është shkatërruar 100 për qind”.

    Irani i ka disa raketa që drejtohen me ndihmë të radarëve dhe rrezeve infra të kuqe, si dhe ka artileri kundërajrore. Edhe vetë madhësia që e ka i komplikon përpjekjet për neutralizim të kërcënimeve.

    “Irani është shtet i madh. Shtetet e Bashkuara nuk mund të shpresojnë se do ta eliminojnë çdo kërcënim ajror bazuar në madhësinë e tij”, ka thënë Cantwell. “Për aq kohë sa të ketë misione luftarake mbi Iran, do të ketë kërcënime për pajisjet ajrore”.

    Madje edhe aeroplanët e avancuar sikurse F-15 varen nga kundërmasat mbrojtëse për të rritur shansin për mbijetesë.

    “As këto sisteme nuk janë 100 për qind efektive”, ka thënë ai.

    Adaptimi ndaj kërcënimeve në rritje

    Rreziqet që janë vënë në pah përmes incidentit me aeroplanin F-15 i reflektojnë ndryshimet të cilat i kanë bërë armiqtë e SHBA-së teksa janë përgatitur për luftë.

    “Do ta them se preferencat e Shteteve të Bashkuara [dhe Izraelit] për luftime prej qiellit dhe shmangie të dislokimit të trupave tokësore, ka mundësi që i kanë rritur kapacitetet e amiqve potencialë për konflikt me SHBA-në”, ka thënë koloneli i pensionuar amerikan, Amos Fox, hulumtues në Iniciativën për Siguri të së Ardhmes e Universitetit të Arizonas, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

    “Ata e kuptojnë se si SHBA-ja dëshiron të luftojë – me forcë ajrore me sulme me rreze të gjatë – dhe kështu investojnë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

    Fox e ka përmendur edhe rritjen e bashkëpunimit mes rivalëve amerikanë dhe rritjen e teknologjisë ushtarake.

    “Siç e kemi parë në Ukrainë dhe tani në Iran, armiqtë tanë na shohin si vend armik dhe punojnë bashkë që të na shohin duke dështuar”, ka thënë ai.

    “Përhapja e informacionet për sistemet e armëve dhe sistemet mbrojtëse nuk duhet të shërbejë si befasi për askënd – pasi mund të jemi duke parë vetëm majën e asjbergut”.

    Mësimet nga konfliktet e së kaluarës

    Historikisht, në fushatat ajrore amerikane janë regjistruar humbje të konsiderueshme për arsye të ndryshme. Në Luftën e Gjirit më 1991, forcat e koalicionit patën humbur dhjetëra aeroplanë.

    “Koalicioni i ka humbur gati 100 aeroplanë në ‘Stuhinë e Shkretëtirës’ mirëpo fushata ka pasur objektiva krejt të ndryshëm në krahasim me ‘Tërbimin Epik’”, ka thënë Cantwell.

    Prej atëherë, strategjia amerikane është fokusuar në neutralizim të mbrojtjes ajrore të armikut qysh në fillim të konfliktit.

    Teknologjia dhe e ardhmja e luftimeve

    Për t’i ulur rreziqet për pilotët, SHBA-ja është duke i avancuar secilën herë e më shumë sistemet pa pilot sikurse MQ-9 Reaper dhe RQ-170 Sentinel.

    “Avancimi i aseteve pa pilot sikurse MQ-9 dhe RQ-170 mundëson sulme pa rrezikuar njerëz”, ka thënë Cantwell.

    “Pajisjet MQ-9 kanë qenë shumë efikase në kërkim të shënjestrave mobile dhe shkatërrimin e tyre pa rrezikuar ekipe thellë në Iran”.

    Konceptet e gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë aeroplanët luftarakë bashkëpunues (CCA), synojnë ta çojnë më tej këtë qasje duke i çiftëzuar sistemet pa pilot me avionë me ekuipazh.

    Rekord, por me paralajmërime

    Për pilotët që do të jenë në linjat e armikut, rreziqet janë të konsiderueshme.

    “Shmangia dhe shëndeti janë parësore”, ka vlerësuar Cantwell.

    “Duhet të bëjnë përpjekje teksa sigurohen që po kujdesen për shëndetin e tyre – për ushqim, ujë dhe strehim. Duhet të ikin derisa të gjejnë një vend të përshtatshëm ku mund të shkojnë t’i marrin”.

    Operacionet për shpëtim janë bërë më komplekse me avancim të mbrojtjes ajrore.

    “Këto misione e kërkojnë një kombinim të kapaciteteve ajrore”, ka thënë ai.

    “Helikopteri e bart ekipin e shpëtimit, mirëpo ai kërkon edhe mbështetje nga anijet, mbulim ajror dhe inteligjencë”.

    Rekordi ajër-ajër i aeroplanëve F-15 vazhdon të mos jetë i prekur. Mirëpo historia e tij dhe incidentet e fundit e shpërfaqin një realitet me më shumë nuanca: dominimi në ajër nuk e eliminon rrezikun nga toka, gabimet njerëzore dhe avancimin e taktikave të armiqve.

    Siç ka thënë edhe Cantwell, për aq kohë sa aeroplanët operojnë në territor shumë të mbrojtur “kërcënimet do të jenë evidente”./REL

    incidenti iran
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    April 24, 2026

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    April 24, 2026

    Rritja ekonomike, a po vjen shtrëngimi i rripit në Gjermani?

    April 24, 2026

    Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë (DETAJET)

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.