Nuk ndalen tragjeditë në det. Trafikantët kanë hedhur në det nga skafi emigrantët paraditen e së martës në Samos, Greqi, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.
Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare ka shkuar me shpejtësi në zonë dhe ka lokalizuar skafin, duke tentuar ta imobilizojë me sinjale zanore dhe vizuale.
Megjithatë, drejtuesi i skafit nuk ndaluar dhe ka tentuar të arratiset, duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar ekuipazhin e Rojës Bregdetare. Pas të shtëna paralajmëruese, mjeti lundrues u ndalua dhe dy persona u arrestuan.
Në të njëjtën kohë, Drejtoria e Policisë së Samosit ka lokalizuar në tokë 27 emigrantë të paligjshëm të cilët dy trafikantët i kishin hedhur në det para ndjekjes dhe kishin arritur të dilnin në breg.
Të shpëtuarit deklaruan se në det ndodheshin persona të tjerë, të cilët mobilizuan menjëherë forcat e Rojës Bregdetare, Ushtrinë dhe Skuadrën e Shpëtimit grek. Pas kërkimeve të shumta, tre persona të tjerë u shpëtuan, ndërsa trupi i një burri u gjet i pajetë.
Në total u shpëtuan 30 emigrantë, 15 burra, 7 gra dhe 8 të mitur, të cilët u dërguan në portin e Karlovasos, ndërsa trupi u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Samos për autopsi.
Dy të arrestuarit, shtetas turq, akuzohen për transport të paligjshëm personash.


