Detaje tronditëse vijojnë të dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur së fundmi në Lumin e Shalës, ku u gjend i mbytur shtetasi Edison Oruqi.
Senad Nikshiqi ka arritur të sigurojë pamjet nga vendngjarja, ku dallohet se trupi i viktimës ndodhet ende në ujë.
Mesa duket akoma nuk është kryer nxjerrja e tij pavarësisht apelit të familjarëve.
Kujtojmë se familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe palombarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji, pasi e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.


