Ka folur me lot në sy bashkëshortja e Edison Oruqit, babai i tre fëmijëve, që është zhdukur pa lënë gjurmë prej 4 ditësh.
“Kam shkuar në Polici, por nuk më kanë dhënë informacion, unë dua drejtësi deri në fund. Në të kundërt, do ta marr vetë drejtësinë. Është babai i tre fëmijëve, ka dalë për një kafshatë buke“, shprehet bashkëshortja e Edisonit, Valmira Oruqi.
“Dyshohet se ka rënë në ujë. Marjani e ka lënë në një zallishte dhe ka lajmëruar Skënderin ta marrë. Por, ky i fundit kur ka shkuar nuk e ka gjetur dhe ka marrë Policinë”, deklaron xhaxhai i Edisonit, Xhevahir Oruqi.


