Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në Vlorë ku një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në vendin e punës.
Burimet bëjnë me dije se qytetari që punonte si roje privat humbi jetën për shkaqe natyrale.
“Më datë 30.03.2025, në Palas, në vendin e punës ku shërbente si roje private, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi I. S., 63 vjeç” njofton policia.


