Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    E papritur/ Xhemi Shehu dhe Julian Deda do prezantojnë Fiks Fare

    August 27, 2024

    Surpriza dhe të papritura nga Top Channel. Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar Julian Deda dhe Xhemi Shehu.

    Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”.

    Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave. Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.

    Krah Julian Dedës do të jetë Xhemi Shehu, e cila rikthehet pas shumë vitesh në emisionin ku nisi karrierën e saj disa vjeçare në televizion.

    Moderatorja ka qenë një ndër velinat e para të ‘Fiks Fare’. Ajo e nisi karrierën e saj në televizionin më të madh shqiptar në vitin 2003, për të vazhduar më pas si moderatore në emisionin “E diell” dhe spektaklin e humorit “Portokalli”.

    Pas një pushimi disa vjeçar në televizion, ajo u rikthye sërish në Portokalli në rolin e moderatores, ndërsa këtë sezon do ta shohim në një pozicion krejt tjetër nga sa jemi mësuar.

    Investigime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe për të çuar deri në fund të drejtën, ky sezon i “Fiks Fare” do të jetë tejet i ngjeshur. Nën moderimin e Julian Dedës dhe Xhemi Xhehut, ky sezon i “Fiks Fare” pritet të jetë plot të papritura./tch

    fiks fare Julian Deda xhemi shehu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.