Seanca e sotme gjyqësore e zhvilluar Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit mësohet se është shtyrë.
Burimet bëjnë me dije se në mungesë të dëshmitarit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, seanca u përfundua më herët nga seç u planifikua, pa dhënë më tej një datë të re për gjykimin e radhës.
“Pjesa e mbetur e seancave të kësaj jave janë anuluar dhe gjykimi është shtyrë deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e publikuar në webfaqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarët e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


