Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë në Kamëz, ku një person rreth 40 vjeç është gjetur i pajetë.
Sipas policisë, viktima ka plagë nga një mjet prerës, të cilat dyshohet se kanë shkaktuar vdekjen. Identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.
Forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.
Policia njofton se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe apelon për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.


