Ditën e sotme mësohet se Prokuoria e Korçës ka përfunduar hetimet në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga.
Mësohet se Prokuroria ngriti akuzat për vrasje me dashje ndaj Denis Meçes.
Ndërsa ndaj 3 personave të tjerë rëndojnë akuzat për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
Kujtojmë se ishte Denis Meçe autori i cili dyshohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin, Egli Proga.
Ndërkohë që Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe mësohet të kenë qenë të pranishëm në vendngjarje por ata nuk e kanë kallëzuar krimin duke penguar kështu zbardhjen e së vërtetës.
Tre të akuzuarit, që ishin të pranishëm në vendngjarje u liruan nga Gjykata e Korçës më 13 gusht, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Por vendimi ndaj tyre ndryshoi më (12 Tetor). Ndaj tyre, nga masë “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, u caktua në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.