Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dyshimet/ Burri i prokurores, shok i ngushtë prej vitesh me avokatin e vrasësit të Egli Progës

    August 14, 2024
    Dyshimet/ Burri i prokurores, shok i ngushtë prej vitesh me avokatin e vrasësit të Egli Progës

    Një zhvillim i ri tronditës është zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec.

    Nga një foto e siguruar nëpërmjet burimeve aludohet për një lidhje të dyshimtë midis burrit të prokurores së çështjes Vasjana Postol dhe njërit prej avokatëve mbrojtës të të akuzuarve në rastin e vrasjes së Egli Progës.

    Në foton e siguruar, Ervin Xhihani, bashkëshorti i prokurores Vasjana Postol, shihet duke drekuar me avokatin Budjon Hoxha që po mbron njërin prej bashkëpunëtorëve të vrasësit, i cili është akuzuar për vrasjen brutale të Egli Progës.

    Sipas burimeve, të dy janë shokë të ngushtë prej shumë vitesh. Si rrjedhojë kjo foto ka ngritur dyshime të forta për integritetin e procesit gjyqësor dhe pavarësinë e hetimeve.

    Kujtojmë se, prokurorja e çështjes Vasjana Postol zbuti akuzën ndaj Denis Meçes.

    Ndërsa policia e kishte referuar ngjarjen si një vrasje me dashje – një akuzë që do të dënohej me 10 deri në 20 vjet burg – Postol e riformuloi veprën penale si “vrasje nga pakujdesia.” Kjo akuzë është shumë më e lehtë dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet.

    Gjithashtu kërkoi “detyrim paraqitje” për 3 të tjerët me akuzën për moskallëzim krimi; Voltan Shulkun, 40 vjeç, Arian Manellarin 55 vjeç, dhe Leonidha Guçen, 47 vjeç.

    Voltan Shulku është pronari i lokalit ku ka ndodhur dhunimi i Egli Progës.

    Budjon Hoxha që shfaqet në foto me burrin e prokurores, është avokati mbrojtës i Voltan Shulkut.

     

    avokati i vrasesit shok me burrin e prokurores dyshimet vrasja e Egli Proges
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pesë zakonet që ju plakin më shpejt, paralajmërimi i mjekut

    April 29, 2026

    Nafta shtrenjtohet mes tensioneve, frika për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit rrit çmimet globale

    April 29, 2026

    Jimmy Kimmel refuzon të kërkojë falje pas komenteve për Melania Trump, Shtëpia e Bardhë: Njeri i gjorë

    April 29, 2026

    Ka*abis në xhep për të dënuarin, kapet në burgun e Fushë-Krujës gruaja

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.