Nga Asambleja e PS, në fjalën e tij Edi Rama i kishte kushtuar një pjesë me rëndësi ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur pak javë më parë në Pogradec.
Rama foli dhe për vrasjen e Egli Proga dhe atë që bëri prokurori me zbutjen e akuzës ndaj të dyshuarit.
Edi Rama: Derisa e vërteta të veshtë pantallonat gënjeshtra me 7 bishta e bëri 7 xhiron e vendit tonë. Edhe me ndihmën e një prokurori të paaftë, që pa kryer asnjë hetim ndryshoi përcaktimin e policisë si vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia duke revoltuar të madh dhe të vogël. Kështu popullit ju dha pa pikë turpi dhe mëshirë doza e helmit për të bërë politikë me një vdekje tragjike. Derisa duke organizuar një protestë mashtruese kundër qeverisë, ndërkohë që cështje ishte dorëzuar korrektësisht nga policia në duart e pushtetit gjyqësor.
Për të larë ujin e trashë me të hollin, prokuroria mori një të pandehur një polic patrulle, duke treguar se as nuk e ka haberin e rolit të patrullës në raste të tilla. Më keq akoma, duke bërë politikë në vend që të bënte hetim të pavarur.


