Jozefin Marku, apo Jozi diç u njoh gjatë qëndrimit të tij në BBVA, u pyet lidhur me aludimet se është GAY, fotot virale me një djalë dhe deklaratës së Bernardit.
“Ky është Mili, Emiljano, djalë shumë i mirë, i njoh krejt familjen është shok i mirë, rob i mirë shumë, e kam njohur në Tiranë, ia njoh vëllezërrit, pastaj njoha atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal. Kemi marrëdhënie vëllazërore familjare prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj dhe mbaj mend kur isha në lice pinim kafe te lokali tij, e mbanin gjithmonë si të voglin, është i respektueshëm, ka vuajtur shumë me familjen e vet”
Është aluduar se ke pasur një lidhje me të?
“Mos ekzistoftë emri i Joit, nuk kam gjë kundra, po nuk kam lidhje, Jozi është me mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra, nuk jam .
Bernardi ka gabuar me luhatjen e vet. Jozi është burrë 100%. Po më vjen me qesh nga doli kjo histori tani. Bernardi është pak i çuditshëm me këto deklarata”./Radar.al


