SHBA– Seriali “Friends” është projekti që do të shënjonte fatin e gjashtë protagonistëve gjatë ecurisë së tyre 10-vjeçare nga 1994 deri në 2004.
Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga episodi i fundit, sitcom-i NBC është padyshim arritja më e madhe në karrierën e Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Mattheë Perry dhe David Schëimmer.
Duke qenë se ka arritur një popullaritet të madh dhe ekspozim të vazhdueshëm, “Friends” është gjithashtu mjaft fitimprurës për ta edhe në ditët e sotme. Thuhet që aktorët fitojnë deri në 20 milionë dollarë në vit të ardhura nga të drejtat e autorit.
Ky serial i sjell kompanisë së prodhimit, Ëarner Bros, një fitim vjetor prej 1 miliard dollarësh. E përkthyer në afërsisht 20 milionë dollarë pagë vjetore për yjet e serialit, të cilët fitojnë 2 për qind të të ardhurave nga sindikata.
Në vitin 2019, Vincent Ventresca, i cili luajti të dashurin e Monikës ‘Fun Bobby’ në dy episode – zbuloi se ai merr 2,000 dollarë në vit. “Sa herë që marr një çek, mendoj: “Uau, ata duhet të jenë shumë të pasur”, tha ai për Guardian. “Unë marr rreth 2000 dollarë në vit dhe jam shfaqur vetëm në dy episode”.
Ndërkohë pjesa tjetër e aktorëve që kanë marrë pjesë në serial do të marrin rreth 1000 dollarë në vit për çdo episod në të cilin janë shfaqur.
Kështu që Elliot Gould dhe Christina Pickles, prindërit e Ross dhe Monica, Jack dhe Judy, mund të shtonin 20 mijë dhe 19 mijë dollarë në llogaritë e tyre bankare çdo vit. Maggie Wheeler, e cila luajti Janice, gjithashtu mund të fitonte rreth 19,000 dollarë në vit nga rishfaqjet e serialit. Jane Sibbett, e njohur si ish-gruaja e Ross, Carol, mund të marrë 15,000 dollarë./Radar.al


