TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story” kanë qenë të ftuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Gjatë debatit në studio Noka është shprehur se ka qenë partia demokratike ajo që ka bërë të mundur të procedohet me lista të hapura ku aktualisht, është më mirë 70% me lista të hapura sesa 100% me lista të mbyllura, thotë Noka.
Ndërsa është kundërshtuar nga Klosi sa u takon premtimeve të mbajtura nga qeveria jo vetëm në një mandat por në 12 vite, Noka është shprehur: Keni për të pas rrokullimën që s’e keni imagjinuar ndonjëherë, se prandaj ju ka hy lepuri në bark, dridheni
Klosi: Ne sot jemi një vend që ka hapur negociatat me BE-në.
Noka: Ka 12 vite që kanë qenë në këtë stad negociatat. Mos gënjeni.
Klosi: Mos bërtit… Ne të dy nuk ia mbushim dot mendjen njëri-tjetrin.
Noka: Më trego programin.
Klosi: Ne sot kemi hapur negociatat me Bashkimin Europian dhe vetë Bashkimi Europian ka dëshmuar që Shqipëria ka bërë hapa në të gjithë kapitujt.
Noka: Leri këto bla bla bla, më thuaj ç’ke bërë për bujqësinë, shëndetësinë?
Klosi: Ti nuk do ta dëgjosh.
Noka: Ju ka hyrë lepuri në bark. Dridheni. Më thuaj çfarë keni bërë?
Klosi: Kemi bërë aq shumë për këtë vend, sot jemi kampion për turizmin në rajon, rritjen e pagave, pensioneve.
Noka: Ca thua mo, jeni bërë kampion për krimin. Zbrit mo nga autobusi, çfarë pensionesh thua./Radar.al
“Jeni mashtruesa”/ Klosi publikon mesazhin kundër demokratit: Më thonë që Noka ia fut kot


