TIRANË– Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Top Story” nga Grida Duma në Top Channel kanë qenë të ftuar sekretari i Partisë Socialiste dhe ai i PD-së, Flamur Noka.
Gjatë diskutimeve në studio ata u ndalën edhe te vota e diasporës. Blendi Klosi i kërkoi Flamur Nokës që të shpjegonte se si do të funksiononte vota e diasporës.
Klosi u shpreh se Noka s’po e linte të shprehej, teksa kishte marrë mesazhe dhe shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që e ndiqnin, e dëshironin që të ishin më të qartë sesi të votojnë në 11 maj.
Noka nga ana tjetër, e vuri në dyshim deklaratën e Klosit, duke i kërkuar që të nxirrte telefonin dhe të tregonte mesazhet, gjë që ky i fundit e bëri.
Klosi: Po marrë mesazhe nga Diaspora dhe duan të dëgjojnë.
Noka: Kur të erdhi mesazhi? Na e trego mesazhin, se ju edhe këtu gënjeni.
Klosi: Ja ku e ke (tregon foton).
Noka: Çfarë të thotë mesazhi?
Klosi: Thotë që Noka ia fut kot.
Noka: Tregoje mesazhin, se ju jeni mashtruesa.
Klosi: Ja ku e ke mesazhin (tregon telefonin). ‘Klosi po ju ndjekim, jeni më të mirët. Noka ia fut kot’./Radar.al
“Dridheni, ju ka hy lepuri në bark”/ Klosi debat me Nokën: Ku merr vesh ti për program?


