TIRANË– Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Adrola Dushi teksa ka qenë e ftuar në podkastin me Orinda Hutën ka rrëfyer detaje prekëse për djalin e saj dhe jetën në përgjithësi.
Adrola ka zbuluar se fillimisht kishte vendosur ta abortonte fëmijën e saj, për shkak të moshës së re që kishte.
“Doja ta hiqja, nuk isha gati, bëra gjithçka gati, shkova në spital. Por kur u ula, u çova, thash nuk mund ta vrasë fëmijën tim.”- tha Adrola.
Më tej, ajo tregoi se kishte ndihmën e nënës së saj dhe kunatës të cilat i qëndruan pranë në momentet më të vështira, dhe në ditët e para me fëmijën e saj./Radar.al


