Telefona e shumëkomentuar mes Trumpit dhe Putinit u bë temë e debatit të disa prej politikanëve të vendeve të huaja.
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë u shpreh se për të ajo telefonatë ishte një dështim.
“Asgjë nuk ndryshoi”, u shpreh ministri në fjalë për programin gjerman ZDF-Morgenmagazin.
“Putini është duke luajtur një lojë dhe jam i sigurt se presidenti amerikan nuk do të jetë në gjendje të shohë për një kohë të gjatë pa reaguar”, komentoi më tej Pistorius.
Kujtojmë se Donald Trumpi e cilësoi si “shumë të mirë dhe produktive” bisedën e tij me kreun e shtetit rus.
E nga ana tjetër nga Shtëpia e Bardhë foli për fillimin e një “armëpushimi në drejtim të energjetikës e infrastrukturës”.
Pavarësisht kësaj, forcat ruse nisën një raund të ri sulmesh ajrore në Kiev dhe rajone të tjera.
Pistorius mendon se qëllimi i Putinit është të dobësojë më tej Ukrainën dhe të lejojë trupat ruse që të riarmatosen e të grumbullohen përgjatë vijave të frontit.
Boris Pistorius është një politikan kyç në Partinë Social Demokrate të Gjermanisë, dhe pritet të luajë një rol të madh në koalicionin e ardhshëm të qeverisë së udhëhequr nga konservatorët e Friedrich Merz.


