Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Diplomati shokon me deklaratën: Shtetasve rusë në Shqipëri iu “bllokuan” shërbimet bankare për shkak të shtetësisë

    September 26, 2024
    Diplomati shokon me deklaratën: Shtetasve rusë në Shqipëri iu “bllokuan” shërbimet bankare për shkak të shtetësisë

    Përgjatë një interviste për mediat ruse, ambasadori i ri i Rusisë në Tiranë, Alexey Anatolyevich Zaitse u shpreh se  marrëdhëniet dypalëshe Moskë-Tiranë janë në nivelin e tyre më të ulët.

    Përgjatë fjalës së tij ambasada ka dijeni për raste ku shtetasve rusë në Shqipëri iu refuzuan shërbimet bankare për shkak të kombësisë.

    “Ndryshe nga shumë vende të tjera europiane, rusofobia e përditshme nuk është aq e theksuar në Shqipëri, megjithëse ambasada ka dijeni për raste kur shtetasve rusë u janë refuzuar shërbime bankare dhe shërbime të tjera këtu vetëm për shkak të kombësisë. Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi siç duhet manifestimeve të diskriminimit ndaj qytetarëve rusë”, u shpreh ambasadori.

    Diplomati rus thekson se hapja e bazës së re të NATO-s në Kuçovë do të çojë në një “intensifikim të mëtejshëm të tensionit ushtarako-politik në Evropë” dhe “në një rritje të pakontrollueshme të rreziqeve të sigurisë”.

    “Do të doja të theksoja veçanërisht ndërtimin e vazhdueshëm të infrastrukturës së NATO-s në rajon dhe në Shqipëri. Në këtë vazhdë është hapja në mars të këtij viti në qytetin e Kuçovës e bazës së parë ajrore taktike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, modernizimi i planifikuar i Portit të Durrësit, përfshirë për nevojat e Forcave të Përbashkëta Detare të NATO-s, pjesëmarrja e Tiranës zyrtare në projektin pan-evropian të transportit “Korridori 8” drejt Bullgarisë, i cili mund të përdoret për qëllime ushtarake. E gjithë kjo çon vetëm në një intensifikimin e mëtejshëm të tensionit tashmë të paprecedentë ushtarako-politik në Evropë dhe një rritje të pakontrollueshme të rreziqeve të sigurisë” shtoi më tej Zaitse.

    Ndër të tjera diplomati rus e konsideroi Ballkanin Perëndimor si një shembull i ambicieve neokoloniale të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.

     

    diplomati rus shokon me deklaraten shtetasit rus ne Shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet nëna e autorit të vra*jes së efektivit të policisë: Polici qëlloi i pari, djali im reagoi

    June 7, 2026

    Nga dështimi te miliona euro investime, Rama vlerëson historitë frymëzuese të sipërmarrësve të rinj shqiptarë

    June 7, 2026

    Dasma e Dua Lipës në Palermo ndez debat, këngëtarja kompenson banorët

    June 7, 2026

    AF Elbasani reagon për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut: Nuk do të harrohet

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.